Gjykata e Durrës ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest me burg” për ish-gardistin Martin Nikolli dhe të vëllanë e tij, Alfred Nikolli.
Vëllezërit Nikolli akuzohen për tre vepra penale, “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ish-gardisti Martin Nikolli, paraditen e të dielës të kaluar u përfshi në një konflikt të dhunshëm për motive pronësie dhe dëmtoi me sende të forta disa persona duke përdorur dhe armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ishte në detyrë.