Vajza e cila u gjet pa shenja jete paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, saktësisht poshtë urës së “Dajlanit”, dyshohet të jetë vrarë.
Burime nga policia thane se gjate kqyrjes qe i eshte bere trupit te viktimes jane konstatuat demtime ne pjese te ndryshme. Mesohet se vajza eshte gjetur e zhveshur, ndersa grupi hetimit ka dyshime se me te eshte abuzuar seksualisht.
Per momentin viktima nuk eshte identifikuar pasi nuk ka pasur me vete asnje mjet identifikimi. Nderkohe mjekesia ligjore po punon per te percaktuar shkakun e vdekjes se saj. Gjithashtu dyshohet qe vajza edhe mund te jete vrare ne nje vend tjeter.