Kalimi nga Aleat tek shteti/ Balla aplikon në zyrat e “IdentiTek” për rinovimin e pasaportës

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm Taulant Balla aplikoi sot që në orët e para të mëngjesit për rinovimin e pasaportës biometrike.

Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokunenteve të identifikimit, kryhen prej 1 gushtit nga kompania shtetërore “IdentiTek”.

Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare.

Edhe Ministri Balla ka ndjekur të njëjtën procedurë, pas marjes së kuponit është paraqitur në zyrat e “IdentiTek” për të vijuar me depozitimin e të dhënave biometrike.

Shtetasit që kanë blerë kuponët e vjetër me logon e ish-koncesionarit, dhe që nuk i kanë përdorur, tashmë kanë mundësinë t’i shkëmbejnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, pranë Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” duan të sigurojnë qytetarët se pagesat e bëra, do të jenë të vlefshme përmes procedurës së shkëmbimit të kuponëve të vjetër, me të rinjtë.

Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track).



Skip to toolbar