Motori përplaset me makinën e më pas me pemën, humb jetën 34-vjeçari shqiptar në Itali

Më të fundit


Një aksident tragjik i mori jetën në Rosignano (Livorno) të Italisë një 34-vjeçari me origjinë shqiptare, orët e vona të së shtunës.

Sipas mediave italiane, Françesk Zhuta udhëtonte me motor, kur u përplas me një makinë Audi Q3, në rrethana momentalisht të paqarta. Për pasojë, i riu humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë në anë të rrugës.

Kalimtarë të rastit, por edhe shërbimet e emergjencës i shkuan në ndihmë 34-vjeçarit, por fatkeqësisht plagët e marra ishin të rënda dhe ai gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.

Autoritetet policore ndaluan shoferin e makinës, një 57-vjeçar dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.



Skip to toolbar