Rrëzimi i avionit ku ishte edhe kreu i Wagner, Shtëpia e Bardhë: Askush mos habitet

BOTA


Pas aksidentit të avionit në Rusi ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë. Bëhet me dije se presidenti Joe Biden është informuar për këtë ngjarje.Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë tha se “askush nuk duhet të habitet” nëse konfirmohen raportet se Yevgeny Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar.

Ne i kemi parë raportimet. Nëse konfirmohet, askush nuk duhet të habitet. Lufta katastrofike në Ukrainë çoi në marshimin e një ushtrie private drejt Moskës, dhe tani me sa duket në këtë”, tha në një deklaratë zëdhënësja e këshillit, Adrienne Watson.



Skip to toolbar