Shoferi i kamionit hodhi inertet në rrugë, Rama: Policia s’do falë askënd

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama paralajmëron se nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit asnjë person që ndot mjedisin.

Kreu i qeverisë ka publikuar një video të policisë që shoqëron drejtuesin e një kamioni pas hedhjes në inerteve në rrugë, ndërsa shprehet se policia me dorë të hekurt s’do të falë askënd.

”T’i hedhësh pa kokëçarje mbetjet inerte kështu në rrugë nuk është thjesht papërgjegjshmëri naive, por dashakeqësi për sigurinë e makinave që kalojnë aty, për banorët, për ekipet e pastrimit që duhet të bëjnë një punë të dyfishtë në normalizimin e situatës pas një skandali të tillë ????

Policia e Shtetit po monitoron terrenin për të gjitha rastet e ndotjes së rrugëve, nga shishja më e vogël deri tek paturpësi të tilla, dhe me dorë të hekurt s’do të falë asnjë që ndot pasurinë tonë të përbashkët”, shkruan Rama.



Skip to toolbar