Kriza në PD, Gjekmarkaj: Duhet lider i ri, përtej Bashës dhe Berishës!

Më të fundit


Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj komentoi ftesën e Gazment Bardhit drejtuar deputetëve të PD-së dhe opozitës që të marrin pjesë në një mbledhje të përbashkët ditën e nesërme.

Gjekmarkaj tha në “Tirana live” se në këtë mbledhje janë të ftuar jo vetëm deputetët demokratë, por e gjitha opozita. Ai tha se fokusi i këtij takimi është të diskutohet jo për përplasjet e dy viteve të fundit në PD, por për ndërtimin e një aksioni të përbashkët opozitare kundër qeverisë.

“Nesër është një mbledhje e të gjithë opozitës, nuk është thjesht një mbledhje e grupit parlamentar të PD, por është ftuar edhe aleatë për të diskutuar për aksionin opozitar.  Mbledhja ka në fokus të ardhmen se sa të shkuarën. Nuk mendoj se do të diskutohet për përplasjet në PD, por mbi aksionin opozitar”, theksoi Gjekmarkaj.


Ai tha se opozita duhet të rakordojë veprimet dhe qëndrimet përballët aksioneve, kundër partisë në pushtete. “Shoh që forcat opozitare duhet të rakordojnë qëndrimet dhe veprimet. Hapësira për të ndërtuar opozitën ka pafund, çështja është tek vullneti”, tha ai.

Ai u shpreh se Partia Demokratike për të tejkaluar ngërçin aktual duhet të shkojë përtej Bashës dhe Berishës, me synimin për të caktuar një lider të ri, i cili përbashkon të gjithë forcat dhe e sjellë PD-në si parti të fortë opozitare.

“Nuk kam ndërmend të tërhiqem nga qëndrimet e mia. Nuk kam ndermet të shkojë te foltorja, por nga ana tjetër që të ndërtosh një kornizë të përbashkët opozitarizmi, kjo është e mundur edhe  në Shqipëri. Madje do doja që partia të bashkohej.

Bashkimi nuk është ai që të sjell fitoren, por është minimumi që të ndërtohet një ringritje, një garë të re, dhe mbi të gjitha një lidership të ri të opozitës. Unë do doja një lidership përtej Berishës dhe Bashës.

Mund t’i doja si asete të PD, duke luajtur rolin e vet, por secili prej tyre e ka humbur të drejtën morale për t’i udhëhequr demokratët në përballje me Edi Ramën dhe qeverinë”, tha ai.

Veprimet e fundit të Bashës, Gjekmarkaj i cilësoi si “akte komedie” ndërsa shtoi faktin se ai nuk e përfaqëson dot Partinë Demokratike pasi rreth vetes ka vetëm shtatë deputetë, të cilët janë bashkuar për ta mbajtur atë në politikë.

“Basha nuk mund të hiqet si përfaqësues i PD, do doja që të bënte aktin që ta linte komedinë që ka nisur, Lufta brenda llojit është lufta më e pështyrë. Nëse këto nuk tejkalohen, PD nuk shkon drejt bashkimit, drejt një lideri të ri, punë e shoh shumë të vështirë betejën pas dy vitesh me qeverinë”, tha Gjekmarkaj.



Skip to toolbar