Në moshën 87 vjeçare ka ndërruar jetë nobelisti shqiptar, Ferid Murad.
Ai ka jetuar dhe vepruar në SHBA ndërsa ka ligjeruar në universitetet më eminente të Amerikës dhe jo vetëm.
Në vitin 1998 fitoi çmimin Nobel në sferën fiziologji/mjekësi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar i afërmi i tij në rrjetin social të Facebook.
“Sot pushoi se rahuri zemra e njerit nder figurat me te medheja te kombit Shqiptar. Nobelistit tone dr Ferid Murad. Pushofshe ne paqe miku im Zoti te bekofte”, shkruan Ceka.