Sylvinho: Kemi ndërtuar një skuadër të fortë, por akoma s’ka mbaruar

Më të fundit


Shqipëria mori një fitore spektakolare 2-0 ndaj Polonisë në “Air Albania”. Një triumf që çon në vendin e 1-rë në grupin E kuqezinjtë me 2 pikë më shumë se Çekia. Pas ndeshjes Sylvinho do të theksonte se:

“Çfarë i keni bërë kësaj skuadre që mori 4 pikë? Një compliment për të gjithë tifozët që ishin në stadium, ishin thjeshtë të mrekullueshëm. Na krijuan një ambient fantastic dhe na ndihmuan shumë. NJë fitore për të gjithë popullin shqiptarë. Sigurisht që ishte e rëndësishme të mos humbinin dhe duhej të tregonim kujdes se kemi dhe Moldavinë që na ndjek prapa. Ne ekishim përgatit ndeshjen për të fituar. E merituam fitoren sot.

Goli i anuluar dhe ne u zgjuam? Ne e rimorëm vetën dhe bëmë diçka më mirë pjesën sulmuese. Dhamë shpirtin dhe zemrën në fushë.

Mitaj dhe Hysaj nuk morën fundorën? Sigurisht si Hysaj dhe MItaj nuk kishin mundësi deri në fundore pasi kemi kundërshtarë të fortë përballë. Prandaj nuk I pamë dy lojtarët deri në fundore.

Presioni në fillim të ndeshjes? Në fillim nuk ishte e mirë për ne, por më pas morëm vetën. Na bënë shumë preesing larg, pasi ata nuk kishin gjë për të humbur. Në zonën tonë nuk arritën të bënin shumëçka.

Krijimi i rasteve dhe shënimi i golave? Sigurisht se ne punojmë shumë në pjesën e organizimit, por pas kësaj pjese qëndron cilësia e lojtarëve. Kjo na gëzon shumë. Kemi shumë lojtarë që shënojnë gola, Cikalleshi, Uzuni, Bajrami, Asllani, Asani dhe shumë të tjerë. Janë të aftë të bëjnë edhe gola.

Në nëntor kthehet Broja, sa e vështirë për t’I gjetur një vend në formacion? Është çështje menaxhimi dhe të gjithë do të bëjmë një punë të rëndësishme. Broja është futbollistë I madh dhe shpresojmë që së shpejti të na bashkohet.Sigurisht ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe ne do jemi të kujdesshëm. Shpresojmë të rifillojë të luajë me Chelsean dhe ne do të monitorjmë formën e tij.

Çfarë iu ke thënë lojtarëvenë dhomat e zhveshjes? Është shumë e qartë, I urova dhe kjo është një pjesë e menaxhimit tonë. U thash atyre sot është një ditë feste për ne dhe të gjithë shqiptarët. Kemi ndërtuar një skuadër të fortë dhe gjithçka është e merituar. Në fund u thash atyre se akoma ska mbaru gjithçka. Kemi edhe disa finale për të luajtur”, përfundoi braziliani.



Skip to toolbar