Emërimi i ministrave të rinj, Kuvendi zhvillon sot seancën e posaçme

AKTUALITET


Pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj, sot është Kuvendi që do të jap votën ose jo për ta.


Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste më 4 shtator. Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca  dhe Milva Ekonomi nuk do të jenë më në Kabinet.

Emërimet:

Igli Hasani – Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Ervin Mete – Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Arbjan Mazniku  – Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): 

Delina Ibrahimaj – Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit

Ogerta Manastirliu – Ministër i Arsimit dhe Sporti

Albana Koçiu – Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale

Anila Denaj – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit  



Skip to toolbar