Rama: Fushat e mbjella të Metoqit, shëmbëlltyrë e Shqipërisë së punës

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm pamje nga fushat e mbjella në Sarandë.

“Nga fushat e mbjella të Metoqit në Sarandë, shëmbëlltyrë e Shqipërisë së punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Falë rehabilitimit të sistemit kullues e vaditës që ka shtuar sipërfaqen e tokave të ujitura, panorama në fshat ka ndryshuar, gjë që ka sjellë rritjen e prodhimeve bujqësore.

Përveç investimeve në bujqësi, skema e naftës falas dhe masat e mbështetjes për fermerët, i kanë dhënë mundësi fermerëve të ulin kostot e prodhimit dhe të rrisin përdorimin e mekanizimit, aq më tepër në këtë periudhë të vështirë të krijuar nga rritja e çmimeve të mallrave të importuara.

Sektori i bujqësisë është ndër sektorët me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Rritja e eksporteve të prodhimeve bujqësore ka nxitur shtimin e sipërfaqeve të mbjella në gjithë territorin e vendit, kjo falë edhe aplikimit të skemave mbështetëse për fermerët.



Skip to toolbar