“Kanuni” në Itali, zbardhet vrasja e Elson Kalaverit, arrestohen pesë persona

AKTUALITET


Dy shqiptarë dhe tre italianë janë arrestuar nga autoritetet italiane për vrasjen e Elson Kalaverit, ngjarje e ndodhur në Gusht të vitit 2022 në Sasso Pisano në Pisa. Siç shkruajnë mediat italiane, vrasja është porositur nga një shqiptar në shenjë hakmarrje për vdekjen e vëllait.

“Ai vendosi të merrte një grup vrasësish për të zbatuar atë që quhet “Kanuni” në Shqipëri”, shkruan Today.

Arrestimet janë kryer mëngjesin e kësaj të premteje në Castelnuovo Val di Cecina (një fshat në Pisa), Napoli, Casoria (një fshat në Napoli), Pescara dhe Shqipëri. Autoritetet italiane nuk japin emra, por thonë se ata janë përgjegjës, në role të ndryshme, për vrasjen me paramendim të Elson Kalaverit.

“Kanuni” në Itali, zbardhet vrasja e Elson Kalaverit, arrestohen pesë persona

Operacioni i autoriteteve italiane u quajt “Kanuni” dhe erdhi si rezultat i hetimeve të thelluara nga Karabinierët dhe Prokuroria në Pisa. Nga verifikimet u zbulua se vrasja ishte porositur nga një shqiptar, vëllai i Gent Keçit, për të marrë hak. Për këtë ai pagoi një grup vrasësish, që në rastin konkret janë tre italianët. Ndërsa shqiptari tjetër i arrestuar ka dhënë informacion mbi vendndodhjen e Kalaverit.

Elson Kalaveri, 36 vjeç nga Thumana, jetonte në provincën e Sienas. Ai u vra më 18 Gusht 2022 në një atentat mafioz pranë Sasso Pisano. Shqiptari po udhëtonte me një makinën e tij, por si pasagjer, kur u ndalua nga një mjet tjetër.

“Kanuni” në Itali, zbardhet vrasja e Elson Kalaverit, arrestohen pesë persona

Në këtë moment vrasësit qëlluan të paktën 15 herë mbi të. Shoferi i makinës ku udhëtonte Kalaveri, një tjetër shqiptar, nuk mori dëmtime. Ai shkoi menjëherë në fshat dhe kërkoi ndihmë. Bashkatdhetarë të tjerë të Kalaverit tentuan t’i japin ndihmën e parë, por ai humbi jetën.

Kalaveri është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare. Mbi të gjitha ai ishte përfshirë në një ngjarje në vitin 2014, kur brenda komisariatit të policisë në Mamurras plagosi rëndë Gent Keçin.

“Në Shqipëri, ai u arrestua në vitin 2014 për vrasjen e fqinjit, por mbrojti veten duke thënë se kishte vepruar për vetëmbrojtje”, raportoi media italiane Today.

Viktima ka pasur edhe precedentë penale në shfrytëzimin e prostitucionit në vendin fqinj.



Skip to toolbar