I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja edhe ShBA-ja janë në të njëjtën linjë sa i përket Ballkanit Perëndimor.
Këto komente Lajçak i bëri pas takimit me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe emisarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Gjithmonë e dobishme e të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, ka shkruar ai në “X”.
Ndryshe, këto deklarata të Lajçakut vijnë një ditë pas konferencës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e akuzoi atë për njëanshmëri ndaj Serbisë në kuadër të dialogut.