I shpallur në kërkim, “Tempulli” vë në pranga 28-vjeçarin

AKTUALITET


Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar, në kuadër të operacionit “Tempulli”. I arrestuari rezultonte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më parë, gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg kanabis, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.



Skip to toolbar