Dyqind faqe me bëmat e Berishës/ Për skemën, punoi që në ditët e para si kryeministër në 2005

Më të fundit


Afera për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani ku të përfshirë rezultojnë Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ortaku i tij Fatmir Bekteshi si dhe deputeti Sali Berisha ka nisur prej vitit 2005, pasi Berisha mori detyrën e kryeministrit të Shqipërisë.

Sipas vendimit të gjykatës që ABC News e dispon, thuhet se me ardhjen në pushtet të Berishës, konstatohet se familjarët e njohur si pronare të vjetra të ish-kompleksit Partizani, fillojnë të paraqesin shkresa për privatizimin e terreneve dhe objeketeve sportive. Po kështu, në lëvizjen vihen edhe Ministria e Mbrojtjes që në atë kohë drejtohej nga Fatmir Mediu si dhe Ministria e Ekonomisë që drejtohej nga Genc Ruli.

Pas dhënies së pëlqimit për nisjen e procedurave të kompensimit nga ministritë përkatëse, në vitin 2006 del në skenë edhe emri i Jamarbër Malltezit që zgjidhet si përfaqësues ligjor i familjeve që do të përfitojnë nga kompensimi.

“Me ardhjen në pushtet të kryeministrit shtetasit Sali Berisha, konsttohet se familjet e njohura pronare në territoret e mësipërme filloinë të paraqesin kërkesa për privatizim të terreneve dhe objekteve të këtyre klubeve. Pas shprehjes së miratimit të Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për kryerjen e këtij privatizimi, konstatohet se nga muaji janar 2006 e në vijim, një pjesë e familjarëve të njohur si ish-pronare zgjedhin si përfaqësues të tyre shtetasin Jamarbër Malltezi, i cili rezulton te jetë lidhje e ngushtë familjare me kryeministrin e kohës, shtetasin Sali Berisha, konkretisht është bashkëshorti i vajzës së këtij të fundit.

Në dosje, evidentohet roli i Berishës që në cilësinë e kryeministrit nxjerr akte nën ligjore për të favorizuar ish-pronarët që përfaqësohen nga dhëndri i tij.  Sipas vendimit, thuhet se Berisha përveçse emëron njerëz të besuar në drejtim të Agjensisë të Kthim Kompensimit të Pronave me vendim të Këshillit të Ministrave ndryshon edhe titullin e pronës për të favorizuar ish-pronarët.



Skip to toolbar