Propozimi evropian për Asociacionin, Stano: S’mund të pritet sot rezultat final, është pjesë e procesit

KOSOVA


Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur për propozimin e Brukselit zyrtar sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Stano ka thënë se ai iu është dorëzuar palëve dhe se do të presin komentet e tyre.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se shpresojnë në përgjigje pozitive lidhur me propopozimin.

Megjithatë, Stano ka thënë se sot nuk është mundësia për të bërë deklarime finale apo për të arritur rezultat final sa i përket modelit evropian për Asociacionin duke shtuar se e gjithë kjo është pjesë e procesit të dialogut.

Ai ka thënë se ajo që është e nevojshme, është de-eskalimi dhe ristartimi i dialogut me energji dhe përkushtim të plotë, që nënkupton angazhim konstruktiv dhe pa kushte nga palët.

“ Sot nuk është vërtetë mundësia për të bërë deklarime apo arritur rezultat final. Kjo është pjesë e procesit. Sepse procesi duhet të ristartohet me energji të plotë dhe përkushtim të plotë. Që do të thotë në mënyrë konstruktive dhe pa parakushte. Për të punuar menjëherë në të gjitha obligimet dhe Asociacioni është një ndër to, dhe për de-eskalim që është jashtëzakonisht i nevojshëm”, ka thënë Stano për Kanal10, duke shtuar se përmbushja e detyrimeve vlen për të dy palët.

Ai ka thënë se për këtë takim do të flasin liderët e BE-së dhe të shteteve anëtare para hyrjes në takimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Stano, ka treguar se takimi i Kryeministrit Kurti me liderët evropianë ka filluar në orën 14:00, derisa i Vuçiqit do të nis në orën 14:30.



Skip to toolbar