Presidentja e Komisionit Evropian sot në Prishtinë, takime me Osmanin e Kurtin

KOSOVA


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të takohet sot (30 tetor) në Kosovë, me Kreun e Shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Takimi me presidenten Vjosa Osmani do të nis në orën 13:15 dhe më pas do të zhvillojnë një konferencë për media, ndërsa takimi me kryeministrin Albin Kurti do të zhillohet rreth orës 14:40.

Ursula von der Leyen nisi vizitën e saj katërditore në Ballkanin Perëndimor të dielën dhe ndalesën e parë e kishte në Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ajo do të udhëtojë drejt Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.



Skip to toolbar