Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar penalitetin me gjobë ndaj Tiranës për sjellje të gabuar nga ana e tifozerisë.
Një gjobë prej 50 mijë lekësh i është vendosur ekipit bardhe blu të kryeqytetit pasi tifozët u panë të hidhnin sende të forta në fushën e blertë.
Gjithashtu ekipi lushnjar është dënuar me masën e 100 mijë lekëve gjobë për sjellje të gabuar të tifozerësi duke hedhur sende në fushë. Sipas rregullores sportive gjoba mund të aplikohet në masën 50% të saj, ndërsa zyrtari Marius Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Ndërkohë, pas derbit e pëson edhe Dinamo teksa humbet shërbimet e Goudiaby pasi ka fyer me shenja ofenduese tifozerinë duke e lënë lojtarin 3 ndeshje në pezullim.
Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit lojtari i ShënKollit në ndeshjen kundër Sopotit, Bledi Zefi është pezulluar përgjithmonë nga të gjitha aktivitet futbollistike.
Njoftimi i plotë i FSHF:
Lojtari i FK Tomorri, Gelando Sharavaolli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AF Elbasani U-21, Fabjan Tartari, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Egnatia U-21, Posada Guerra Jose Luis, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KS Korabi U-21, Ertigen Shehu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Shënkolli, Bledi Zefi, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes midis KF Shënkolli kundër KF Sopoti, në bazë të nenit 3/d, 6/2/c, 13, 14/1/l, 32, 59 dhe 77 të KDE, përjashtohet përgjithmonë nga të gjitha veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF.
KF Shënkolli, për dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes midis KF Shënkolli kundër KF Sopoti, në bazë të neneve 6/3/d, 8/1, 16/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
KF Shënkolli detyrohet të zhvillojë 4 (katër) ndeshje të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë Grupi A, në fushë asnjanëse. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
KS Albanët, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 16/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Lojtari i KF Maliqi, Devis Mecollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Mateo Burimi, për pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Skënderbeu U-19, Klejdi Larti, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Noel Aliaj, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Labëria U-16, Fatjon Sinaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Adolf Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.