Operacion antidrogë në Itali/ Arrestohen 18 shqiptarë, sekuestrohet kokainë e mariuanë

AKTUALITET


18 shtetas shqiptarë dhe një italiane janë kapur nga autoritetet në Itali në kuadër të një megaoperacioni antidrogë këtë të enjte.

Në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në disa qytete të Italisë janë sekustruar sasi të mëdha koakinë, heroinë dhe marjuanë, me vlerë mbi 34 milionë euro dhe 1 milionë para cash.

Po ashtu janë sekuestruar vila, automjete luksoze dhe pasuri në pronësi të familjes shqiptare që qëndronte në krye të grupit.

Sipas mediave italiane, droga vinte nga Holanda përmes Gjermanisë, dhe nga Shqipëria deri në destinacionin final që ishte Italia.

Hetimet për operacinin nisën rreth dy vite më parë me arrestimin e një çifti shqiptaro-italian, të cilët transportonin 2 kilogramë heroinë.

Prej asaj kohe, përgjime dhe analiza të tabulateve telefonike, rindërtuan zinxhiri i trafikut të drogës, me përfshirjen e shtetasve të tjerë shqiptarë dhe korrierëve të shumtë, me dy baza logjistike në Veneto dhe Venecia.

Organizata përdori telefona celularë të koduar dhe një sistem mesazhesh, jo të përgjueshme, duke menaxhuar kështu porositë e klientëve dhe duke kërkuar shoferë.

Në hetim janë edhe dhjetëra persona të tjerë, ndërsa nuk bëhen ende të ditur emrat e shqiptarëve të përfshirë.



Skip to toolbar