Pas hetimeve gati tre vjecare per koncesionin e streilizimit, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi dy masa shtrenguese ndaj ish ministrit te shendetesise Ilir Beqja. Gjykata caktoi per te masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë vendit”.
Sipas prokurorise se posacme, ilir beqja akuzohet per vepren penale shperdorim detyre. Pas mases se caktuar nga gjykata, beqaj, person nen hetim, duhet te paraqitet prane oficerit te policies gjyqesore cdo te premte, ndersa nuk mund te dale jashte shtetit pas nje autorizim nga gjykata.
Per te njejten ceshtje, jane arrestuar ish-zv ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Ata jane nën hetim për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh. Te dy ndodhen ne qeli dhe gjykata u ka rrezuar kerkesen per liri.
Lidhur me kete dosje, në gusht të ketij viti gjykata e posacme i kerkoi prokurorisë të shtrinte hetimet edhe mbi përgjegjësitë e 6 personave të tjerë perfshire dhe ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj
Hetimi për proceduren e dhenies me koncesion te sterilizimit te isntrumentave mjekesore, trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale nisi mbi 3 vite më pare, pas regjistrimit te nje procedimi penale per disa vepra penale; shperdorim detyre, shkelje e barazise ne tendera dhe Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë.
Njoftimi i SPAK:
Në datë 13.01.2020, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.13 të vitit 2020 që bën fjalë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.
Në vazhdim të hetimeve për këtë procedim penal, me kërkesën të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.119 akti datë 16.11.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:
- Caktimin ndaj personit nën hetim Ilir Beqja me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
- Urdhërohet personin nën hetimIlir Beqaj që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.
- Urdhërohet personin nën hetim Ilir Beqja të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.
- Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ilir Beqaj
Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (në datën 17.11.2023). Hetimet vazhdojnë në drejtim të evidentimit të përgjegjësisë penale të personave të tjerë të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.