“PD distancohet nga dhuna në Kuvend”, Agalliu: Disa kanë probleme me drejtësinë dhe SPAK

Më të fundit


Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim për atë që ndodhi këtë të hënë në seancën plenare, ku përmes një deklaratë pohoi se distancohet nga dhuna e krijuar në Kuvend.

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu tha se në seancë do duhej të diskutohej për projektbuxhetin, por nuk u kuptua se kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën.

Ai theksoi se disa kanë halle e probleme personale me drejtësinë, sidomos me SPAK.

“Sot parlamenti i Shqipërisë do duhej të zhvillonte seancën më të rëndësishme të këtij viti. Sot në Parlamentin e Shqipërisë do duhej të diskutehej mbi projektbuxhetin. Të diskutohej mbi shpenzimet marramendëse të kësaj qeverie ku shumica e tyre shkojnë për PPP e koncesione korruptive dhe aspak për hallet dhe problemet reale të qytetareve. Sot në parlamentin e Shqipërisë nuk u kuptua kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën. Në të vërtetë, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAKUN, e disa të tjere përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024.

Te dashur qytetar! Janë rreth 7 miliard euro të cilat janë parashikuar të shpenzohen në 2024. Asnjë hapsirë e lejuar në seancë plenare dhe në komisione parlamentare për të diskutuar lidhur me këto shpenzime. Arsyeja është e qartë se kush e pengon dhe se kush i jep oksigjen kujt. Një skenar i përbashkët bllokimi. Partia Demokratike, distancohet fort nga dhuna dhe bojkoti. Partia Demokratike vijon në shërbim të qytetarëve, jo vetëm me dorëzimin e amendamenteve por edhe me denoncimin çdo ditë të këtij buxheti klientelist”, deklaroi Agalliu.



Skip to toolbar