Formulë paqeje për Gazën/ Rama takon ambasadorët e Ligës Arabe dhe të Izraelit

AKTUALITET


Qëndrimi i palëkundur i Shqipërisë pro Izraelit dhe kundër Hamasit, nuk është i mjaftueshëm për Edi Ramën, i cili thotë se vendi ynë, si anëtar i Këshillit të Sigurimit në OKB, ofron edhe formula zgjidhjeje.

Në kërkim të paqes, shefi i qeverisë shqiptare u takua me ambasadorët e Ligës Arabe dhe të Izraelit në Shqipëri të cilëve ju ndau këto shqetësime.

“Nuk kemi asnjë dyshim. Hamasi është një agjent i kaosit, një peshkop në duart e lojtarëve të këqij me ambicie shumë përtej Gazës. Ata kërkojnë të shkatërrojnë çdo shans për pajtim dhe paqe rajonale duke minuar regjimet në Lindjen e Mesme.. Dhe kam frikë se zgjatja e vuajtjeve civile të popullit palestinez dhe izraelit vetëm ushqen këto ambicie të liga.”

Kryeministri i Shqipërisë thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të rritet dhe të krijojë një zgjedhje të tretë: një të ardhme për Gazën pa Hamas dhe trupat izraelite.

“Unë paraqita idenë se një koalicion shumëkombësh i Ligës Arabe dhe Turqisë me një mandat të OKB-së mund të merrte përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin e nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi te Autoriteti Palestinez.”

Kjo, sipas Edi Ramës do të shërbejë si një garanci për Izraelin për të ndaluar sulmet, dhe do t’i japë fund narrativës aktuale sipas të cilës palestinezët në Gaza kanë vetëm dy zgjedhje: Hamasi ose Izraeli.

“Pas krimeve të tmerrshme që Hamasi kreu më 7 tetor, nuk mund të ketë të ardhme politike për Hamasin. Kam frikë se e vetmja mënyrë për të bindur Izraelin që të ndalojë operacionet e tij dhe të tërhiqet nga Gaza është duke ofruar garanci të forta se Hamasi është jashtë bordit. Për hir të paqes, Izraeli dhe vendet fqinje arabe duhet të punojnë së bashku dhe të ndajnë përgjegjësinë për paqen.”

I vetdijshëm se edhe pse aktualisht jemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si një vend i vogël, Shqipëria ka kufizimet e saj në arenën ndërkombëtare, Rama kërkon mbështetjen e fuqive të mëdha.



Skip to toolbar