Demokratët e Kavajës janë mbledhur para KZAZ-së, ndërsa kanë lënë afat deri në orën 16.00 të ditës së mërkurë për të larguar dokumentet në të kundërt do të sulmojnë.
Dhjetëra qytetarë në Kavajë janë grumbulluar në mëngjes pranë shkollës 9-vjeçare “3 Dëshmorët” duke bërë thirrje për largimin e KZAZ së ngritur në palestrën e kësaj shkolle.
Bashkia e Kavajës, kryebashkiaku Isa Sakja, i ka dërguar një kërkesë zyrtare KQZ-së, Ministrit të Brendshëm dhe Prefektit të qarkut Tiranë që në 14 qershor për të ndërprerë të gjitha veprimet dhe afishimin e listave të zgjedhësve në KZAZ nr.42, kërkesë që deri tani nuk është marrë parasysh. Isai si duket ka marrë përsipër që të veprojë si gjeneral lufte: ndryshe nga të tjeret kolegë opozitarë, ka marre përsipër një sulm të vërtetë. Dhe sigurisht pasojat e tij.