Rama ndan videon: Në Krujën e Skënderbeut do të hapet “Shtëpia e arbëreshëve”

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga ajri të kryeqendrës arbërore të Krujës. Te kjo e fundit do të hapet “Shtëpia e arbëreshëve”, një muze me asete të çmuara kulturore.

Në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan: Mirëmëngjes, dhe me imazhet e Shtëpisë së Arbëreshëve, që do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës, ju uroj një ditë të mbarë!

Ndërkohë në video shkruhet: Pas shekujsh mërgimi, arbëreshët “kthehen” në shtëpi. Në Krujën e Skënderbeut do të hapet “Shtëpia e Arbëreshëve”. Jo thjesht një muze, por një hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash.

Kujtojmë se ditën e djeshme u zhvillua Samiti i tretë i Diasporës, ku morën pjesë figurat më të larta të shtetit e personalitete të shquara nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj.

Rama tha dje në fjalën e tij se “ky samit përbën një faqe të re për shqiptarët”, duke shtuar se nëse ka bashkim forcash asnjë objektiv s’është i paarritshëm.



Skip to toolbar