Ashtu sikurse njoftoi më herët kryeministri Rama, Partia Socialiste depozitoi të mërkurën në mesditë propozimet për ndryshimet në Kodin Penal. Kush cenon zgjedhjet do ndalohet të shkojë në vendet e BE-së apo të SHBA për një periudhë nga 5 deri në 10 vjet.
Drafti është depozituar nga deputeti Ervin Bushati dhe është futur nga kreu i kuvendit Gramoz Ruçi, për votim në seancën e të enjtes, ku duhet të marrë 84 vota për t’u miratuar.
“Ndalimi i daljes jashtë territorit të Shqipërisë jepet nga Gjykata për një kohë nga pesë deri në dhjetë vite ndaj personit që kryen vepër penale që cenon zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve”- thuhet në propozim.
Ky ndryshim në ligj vjen në një moment kur kryebashkiakët demokratë dhe militantët e PD dhe LSI po sulmojnë KZAZ-të dhe po dëmtojnë materialet zgjedhore, në kundërshtim me ligjin dhe në zbatim të dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.