Rama ndan pamjet: Kartolinë dimri nga Alpet tona

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga Alpet shqiptare të mbuluara nga dëbora.

“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë dimri nga Alpet tona, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Pas një vjeshte të ngrohtë dhe me diell, vendi u përfshi nga moti me reshje dhe ulje temperature që kanë sjellë reshje dëbore në lartësitë e maleve e duke i falur peizazhit magjinë e bardhësisë.

Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij.

Lartësia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin në 1500 m. Këtu ndodhen shumica e majave të Shqipërisë me lartësi mbi 2000 m.

Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat.

Blloku i Jezercës shtrihet në qendër të Alpeve dhe ka reliev më të lartë, më të ashpër dhe më të thepisur. Aty ndodhet maja e Jezercës 2694 m, më e larta në Alpe dhe e dyta në Shqipëri, pas majës së Korabit.



Skip to toolbar