“Pse më zure vendin e parkimit”- Kërcënoi me sëpatë një person, arrestohet 36-vjeçari nga Berati

AKTUALITET


Policia e Beratit ka arrestuar shtetasin  Armando Fetahu, pasi ka kanosur me sëpatë pas një konflikti të çastit shtetasin A.P, 39-vjeç.

Konflikti bëjnë me dije burimet se ka ndodhur për parkimin. Mësohet se 36-vjeçari Fetahu, i ka thënë 39-vjeçarit ‘Pse më zure vendin e parkimit, këtu banoj unë dhe më takon mua vendi’.

“36-vjeçari u kap në flagrancë, në një rrugë të lagjes “Çlirimi”, teksa kanoste me mjet prerës (sëpatë), A. P., 39 vjeç. Si provë materiale, Policia ka sekuestruar mjetin prerës (sëpatë), me të cilin u krye kanosja”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar