Rama i pakënaqur me deputetët e tij, i paralajmëron me zgjedhje të parakohshme

Më të fundit


Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, kryesocialisti Edi Rama ka shprehur pakënaqësinë ndaj deputetëve të tij.

Në momentin kur kryesocialisti ka mbëriitur në takimin që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, ka gjetur pak deputetë të pranishëm.

Ai ka bërë kritika ndaj deputetëve për prezencën dhe u ka sugjeruar të vijnë më herët në mbledhje. Mësohet se Rama ka artikuluar termin e zgjedhjeve të parakohshme.

Në kuadër të mos angazhimit të deputetëve, Rama ka thënë se ”a doni t’ju çojë në zgjedhje të parakohshme”?

Gjithashtu Rama ka kritikuar deputetët për mungesën e tyre në seancat plenare në Kuvend. Kryeministri u ka kërkuar që të jenë të angazhuar jo vetëm në seanca plenare por edhe në komisionet parlamentare. 



Skip to toolbar