Betimi i Belerit në dorë të GJKKO/ Gjykata shqyrton sot kërkesën

AKTUALITET


GJKKO pritet të shqyrtojë sot kërkesën e Fredi Belerit, për leje të posaçme nga qelia, në mënyrë që të kryej betimin si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Erind Çela, do të vendosë sot në 14:00, nëse do të pranojë apo jo kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

I zgjedhuri në zgjedhjet vendore të 14 majit si kryetar i Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Beleri, u arrestua dy ditë para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.



Skip to toolbar