Burg apo arrest shtëpie për Berishën? Çupi: Ka mbaruar si politikan. Hoxha: Urdhër politik

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi, duke komentuar problemet me të cilat po përballet ish kryeministri Sali Berisha me drejtësinë, tha se ai ka mbaruar si politikan. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës me gazetarin Sokol Balla, Çupi theksoi se demokracia nuk mund të bëhet pa ngushtuar të drejtat e kriminelëve.

“Berisha ka mbaruar si politikan dhe ka të drejta ose s’ka të drejta është thjesht një njeri i burgosur. Ai ka vrarë gjysmën e shqiptarëve. Ai është më i zoti se kaq. Ai ka vjedhur dynjanë, ka ngritur gjysmën e Shqipërisë për të vrarë gjysmën. Problemi i lëvizjes dhe e drejta e lëvizjes është e drejtë universale edhe në kushtetutë por nuk është vetëm kjo ajo që rregullon të gjithë jetën juridike të vendit. Ka Kod Penal, gjykata, prokurori, etj dhe të gjitha rrjedhin nga kushtetuta dhe në këto ligje parashikohet që gjykata dhe prokuroria ka të drejtën të mbrojë të dhënat e një vepre penale dhe për mbrojtjen e saj heq pasaportën, lëvizjen. Demokracia nuk bëhet ndryshe pa ngushtuar të drejtat e kriminelëve. “, tha analisti.

Por për sekretarin për Çështjet e Emigracionit pranë Rithemelimit, Indrit Hoxha, rasti i Berishës është një urdhër politik që bëhet për të shkatërruar opozitën.Sërish është në hetim se nuk është i pandehur dhe është politikani i parë në Shqipëri që një person në hetim kërkohet një masë arrest me burg apo shtëpie siç ka kërkuar prokuroria e posaçme. Tek kjo dosje që akuzohet Berisha, është edhe firma e ish kryetarit të bashkisë së Tiranës që sot është kryeministri i vendit. Pse nuk merret në të njëjtën cilësi siç është marrë Berisha sepse del në kongres se reformën në drejtësi e dirigjoj unë. Është një drejtësi që në rastin e Berishës ka marrë një urdhër politik për të çuar në shkatërrimin total të opozitës shqiptare.”, theksoi Hoxha.



Skip to toolbar