Si gënjen Berisha për Irena Gjokën/ U riemërua nga Berisha 6 muaj pas shkarkimit

Më të fundit


Gjykata e posaçme nuk vendosi të martën nëse do pranonte ose jo kërkesën e prokurorisë për masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Berishës që kërkuan kohë për tu njohur me kerkesen e spak për ndryshimin e masës se sigurise. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa prokuroria e posaçme parashtroi përballë gjykatës edhe argumentat për ashpërsim të masës ndaj Berishës.

Sipas SPAK ish-kryeministri nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës dhe në të njëjtën kohë ka refuzuar me dashje të marrë njoftim për seancat që janë zhvilluar në gjykatën e posaçme.  SPAK kërkoi që masa e arrestit shtëpiak për ish-kryeministrin të caktohet me mbikeqyrje policore, por për avokatët kërkësa është e paligjshme.

“Masa e sigurisë është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pa mbështetur në ligj. Kjo tregon se nuk po bëhet proces i ligjshëm, por për t’u hakmarrë. Kjo është e paparashikuar në ligj. Në asnjë rast ligji nuk parashikon mbikëqyrje policore. Arresti shtëpiak është detyrimi ndaj atij që vendoset. Kjo që thoni ju është për persona që u kanë skaduar afatet e paraburgimit, që janë me rrezikshmëri. Kjo nuk mund të krahasohet me zotin Berisha”.

Avokatët  kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi sipas tyre ajo është në konflikt interesi me Berishen.

“Në fillim të seancës i kërkuam gjyqtares të japë dorëheqjen me shkakun e bërë të ditur për shkak njëanshmërie. Zoti Berisha ka qenë kryetar i KLD-së. Ajo nuk u shpreh. Ne e kishim dorëzuar në sekretarinë e gjykatës të gjithë kërkesën me provat, kur Berisha ka qenë kryetar i KLD-së në shkurt 1996 ku ajo ishte shkarkuar.”

Por sipas kësaj shkrese të Këshillit të Lartë Gjyqësor rezulton se Irena Gjoka është shkarkuar në shkurt të 1996-tës nga detyra e gjyqtares se Fierit nga Sali Berisha, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por 6 muaj më vonë eshte emeruar serish ne te njejten detyre ne gjykaten e gjirokastres, po nga Sali Berisha që vazhdonte të drejtonte KLD. Ky riemërim bën të pakuptimta pretendimet për shkarkim dhe për konflikt interesi mes ish- Presidentit tashmë nën hetim dhe gjyqtares që sot ka në dorë dosjen e tij.



Skip to toolbar