Saliu po shkonte natën pyllit!

OPINION


Kur erdhi përgjigja nga Gjykata se ‘vendimi për arrestimin shtyhet për nesër’, Saliu u shkri si akulli i pyllit dhe iu bë sikur shpëtoi.

Pse bërtiste dje Saliu në selinë e SHQUP? Dhjetë a njëzet vetë që i kishin shkuar e që thanë se janë të rinj të PD, iu bënë si drunj në pyll. Në vend që ta ngushëllonin për burgun, po i kallnin frikën dhe ky nisi të bërtasë.

Natën në pyll përhapet frikë; Saliu e ka provuar kur i humbi lopa në Vicitol. Gjithçka të bëhet e frikshme: Gëmusha të duket si djalli, fosfori i pemëve të vjetra si lugati; prapa çdo gëmushe shfaqet ndonjë nga të vdekurit e fisit ose të fshatit; pemët e larta bëhen si ushtarë me pushkë…

Atëherë udhëtari i pyllit nis e thërret, ose flet me vete, ose këndon, ose reciton…, ose çmendet. Dje Sali Berisha kishte vendosur të mos e linte edhe atë mendje që i ka mbetur. Prandaj kishte thërritur të rinjtë e quajtur të PD, nja njëzet copë, i kishte vënë përpara dhe u mbante fjalim.

U tregoi marrëzi pa fund. Ua përsëriti fjalimin njëqind herë, duke përdorur togfjalëshin e mërzitshëm: ‘u them unë ju”, derisa nuk diti të mbarojë.

Për Saliun, të njëzet ata që ndodheshin para tij, të gjithë ishin ca copa mishi, ca idiotë që as i interesonin. Por i duheshin me qëllim që të justifikonte një fjalim, ose një të folme me vete. Ai e zgjati fjalimin, duke mos e quajtur se kishte njerëz para foltores së tij, por sikur kishte disa drurë pylli. Do ta zgjaste derisa të merrte përgjigje nga Gjykata e SPAK.

Dje Gjykata e SPAK, GJKKO, kishte marrë në shqyrtim kërkesën për masën e arrestit për Sali Berishën. SPAK i kishte propozuar Gjykatës ‘arrest në shtëpi ose arrest në burg”. Pesë herë para ditës së djeshme, Saliu nuk kishte pranuar të paraqitej në gjykatë; edhe këtë e bëri nga frika.

Dje tha ta mposhtte frikën duke ecur nëpër ‘pyllin’ me drunj bërë nga rinia e PD.

Kur erdhi përgjigja nga Gjykata se ‘ vendimi për arrestimin shtyhet për nesër’, Saliu u shkri si akulli i pyllit dhe iu bë sikur shpëtoi.

Mirëpo menjëherë u kujtua se ’24 orë liri kalojnë shpejt’; dhe nisi të dridhej. Më e keqja është se si do të bëjë nesër për të gjetur një ‘pyll’ tjetër ku mund të kalojë përmes duke kënduar.

Por ama edhe një herë ia hodhi. Këndo e këndo me fjalë urrejtjeje për qeverinë e për shtetin e për Drejtësinë.

Ata të rinjtë e PD që kishte vënë përpara si copa drunjsh, ata ia shpifën më keq. Nisën të flasin edhe ata. Ngrihej njëri e thoshte “se edhe po burgosën Sali Berishën”, demokracinë nuk e mposhtin. Ngrihej tjetri e thoshte po kështu: “Edhe po e burgosën Sali Berishën…’. Iu duk se të gjithë ishin prokurorë ose gardianë, që kishin ardhur ta arrestonin. Si nuk i doli e keqja. Nisi ta bwjw syrin të egër si një buall, derisa ua ndërpreu fjalën. Sado që i pëlqente të ishte viktimë para të rinjve, aq edhe i bëhej se të rinjtë ia kishin me hile.

Shpesh herë kalimtarëve frikacakë, edhe pylli ua ka pasur me hile.

Aty nga fillimet e epokës së ‘pushtetit popullor’, ndodhi njësoj si me Saliun që as pyllin e tij nuk e ka me vete. Pushteti nisi të rekrutojë policë për rendin, dhe i quajti ‘policë lokaliteti’. Këta morën nga një pushkë, por shtëpitë i kishin larg, fshatrave nëpër pyje.

Njëri prej tyre, teksa kalonte natën, iu bë sikur pas çdo gëmushe do të dilnin armiq të pushtetit popullor. Atëherë nisi këngën një këngë si vaj e si lutje: ‘

Jam polic lokaliteti/ ma ka dhënë pushkën pushteti/ Nuk e kam asnjë lek me veti…/

Saliu ka kohë që po thotë netëve nëpër pyll: “Nuk e kam një lek për veti”, dhe i lutet pyllit “ Më gjej fakte se jam i korruptuar”



Skip to toolbar