Avokati: Nëse nuk respekton masën e gjykatës, Berisha mund të shkojë në burg

AKTUALITET


Avokati Romeo Kara komentoi gjyqin që po mbahet ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, për të cilin SPAK kërkon masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ me polic tek dera.

Ai tha se nëse ish kryeministri nuk e respekton masën e arrestit shtëpiak, mund të përballet edhe me burgun.

“Masa e arrestit ka në vetvete disa forma ose mënyra të paraqitjes. Një nga ato është edhe ajo me burg. Jo çdo njeri mund të shkojë aty përveç familjes ose avokatit.

Kemi persona në masa arresti për krime dhe fatkeqësisht dy prej tyre janë vrarë në Elbasan me policin tek dera. Është një masë e imponuar nga mosrespektimi i masave të mëparshme dhe e vetmja rrugë ishte që gjykata ose të falimentonte me SPAK pse të vijonte në zbatim të Kodit të Procedurës Penale me ashpërsimin e masës dhe me marrjen e kësaj mase.

Nesër mund të kemi edhe masën me burg nëse Berisha nuk e respekton masën e arrestit sipas vendimit që do të jepet nga gjykata. Berisha duke e trajtuar veten si person mbi ligjin dhe duke luajtur keq në fushën politike, për të shmangur përballjen me organet e drejtësisë, ka gjasa të mos respektojë dhe të mundohet të interpretojë dhe bazojë veprimet e tij të ardhshme në një interprertim jo korrekt dhe antiligjor. “, u shpreh avokati në studion e “Tirana Live”.

Më tej, duke u ndalur tek vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD-së, avokati theksoi se nuk është një fitore për Berishën.


“Nuk është fitore. Nëse mbani mend fatkeqësisht Berisha u imponua mbi Zhukrin. Ai dha një dorëheqje por Berisha u imponua me dhunë dhe ia ngarkoi atij këtë çështje dhe nuk është gjykuar si duhet në shkallë të parë,. Shkoi në Apel, ashtu siç mund të kemi në gjykimet penale ndërhyrjet e viktimave të veprës penale.

Nesër do të kemi ndërhyrje dhe duhet bërë të paktën nga avokati i popullit që të gjithë ata që janë prekur nga këto vepra të Berishës, do të shtohen akuzat ndaj tij, mund të vijnë të gjithë viktimat e veprave penale të Berishës dhe të marrin pjesë në gjykim. E njeh kodi i procedurës.

Kemi disa nene e parashikojnë këtë. Në këtë moment kemi njohje të realitetit në PD, Basha deri tani duket më institucionali. Për Berishën kemi dalje nga statuti i PD-së në mënyrën se si mori Foltoren. Bëri një lëvizje të tillë për të marrë një pjesë të PD.

Dhe Gjykata e Lartë ka apsur dyu mundësi pose ta kthehenë në shkallë të parë ose në Apel për trupë tjetër. Kjo është fitorja e Berishës. Vendimi i sotëm ka logjikë të plotë juridike pasi janë legjitimuar palët dhe do të shqyrtohet atje se kush i ka bërë më të sakta veprimet statuore brenda PD“, shtoi avokati.



Skip to toolbar