Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi shprehet se në 24 mijë çështje, Gjykata e Lartë dhe ajo shqiptare janë në shkelje pasi shton se kanë fluks të çështjeve të ardhura, përveç atyre të prapambetura.
Pyetje: Sa kërkesa ka për tejkalim afatesh dhe a përbën shkelje mosmarrja e drejtësisë brenda këtyre afateve?
Sokol Sadushi: 24 mijë çështje janë në tejkalim të afateve të arsyeshme. Në 24 mijë çështje, Gjykata e Lartë dhe ajo shqiptare janë në shkelje dhe këtë nuk mund ta fshehim se po kaloi afati 2 vjeçar nga shqyrtimi i çështjes, konsiderohet tej afateve të arsyeshme. Duke pasur parasysh se kemi gjetur 36 mijë dosje dhe kemi fluks të çështjeve të ardhura, ulja e këtij “beklogu” në këto shifra është mbresëlënëse dhe tendenca është të ulet maksimalisht. Ne jemi borxhlinj ndaj qytatarëve që nuk arrijnë t’i evadojnë të brenda 2 viteve.
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sadushi thotë se çështjet që lidhet me funksionarë të lartë dhe me interes publik kanë përparësinë e tyre për trupën gjykuese.
Sokol Sadushi: Çështjet me interes publik kanë përparësinë e tyre dhe janë të vlerësueshme. Janë trajtuar me përparësi sepse ne sot po gjykojmë çështjet e vitit 2016. Në penale 2018. Duke parë në balancë këtë situatë, Gjykata e Lartë pritet të ju japë përparësi çështjeve me interes. Jam i bindur se do ta ketë së shpejti vendimin e vet. Çështjet me interes publik që kanë të bëjnë me funksionarë të lartë, kanë përparësi.
Sadushi thotë se cilësia është prioriteti i Gjykatës së Lartë teksa thotë se kjo gjykatë nuk ka “gafa” në kuptimin e vendimmarrjes.
Sokol Sadushi: Jam i bindur se cilësia e vendimeve të Gjykata e Lartë është prioriteti ynë. Gjykata e Lartë nuk ka gafa në kuptim të cilësisë së vendimmarrjes. Ne do të synojmë të shkojmë të cilësisë, por kjo do të shkojë në kurriz të sasisë.