Qeveria i jep FSHF 2 milionë euro për Kombëtaren për ecurinë në ‘Euro 2024’

Më të fundit


Qeveria shqiptare vendos t’i japë plot 200,000,000 lekë (2 milionë euro) Federatës Shqiptare të Futbollit për të asistuar kombëtaren shqiptare që do të udhëtojë në Gjermani për të marrë pjesë në Euro2024.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe fondet do të dalin nga buxheti i vitit 2023.

Ndërkohë, sipas vendimit të qeverisë, Federata Shqiptare e Futbollit brenda muajit mars të këtij viti do të mundësojë dokumentacionin justifikues të shpërndarjes së fondit, sipas veprimtarisë që do ta përdorë atë.

Kujtojmë se Federata Shqiptare e Futbollit prej vitesh nuk merr fonde nga granti që u jepet gjithë federatave në fillim të viteve buxhetore.

Ngërçi është krijuar mes qeverisë dhe FSHF, pas disa viteve të aplikimeve të kësaj të fundit dhe asnjëherë nuk arrihej përfitimi i fondeve. Ndërkohë që marrëdhëniet e shkëlqyera mes qeverisë dhe FSHF janë bërë të dukshme gjatë këtij viti, kur edhe në mbrëmjen e “Më të mirët 2023” organizuar nga FSHF, kryeministri u gjit në skenë me një kuti dhuratash, duke paisur me pasaporta diplomatike gjithë lojtarët e kombëtares shqiptare, si një shpërblim për kualifikimin e tyre në Euro2024 në Gjermani dhe vendosjes të parët në grup në eliminatoret që u mbyllën në vitin 2023.

V E N D I M

PËR FINANCIMIN E FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT, PËR MBËSHTETJEN E EKIPIT KOMBËTAR TË FUTBOLLIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 13, të                        ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



Skip to toolbar