Masa për Sali Berishën, oficerët e policisë gjyqësore i shkojnë në banesë ish-kryeministrit

Më të fundit


Pas miratimit të kërkesës së SPAK nga Gjykata e Posaçme për “arrest shtëpie”, oficeret e Policisë Gjyqësorë kanë shkuar në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për t’i dorëzuar vendimin.

Ishte gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi të pranojë kërkesën e dy prokurorërve të çështjes, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.

Nga sot Sali Berisha do të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe nuk do t’i lejohet asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pallatesh. 



Skip to toolbar