Italia dhe më pas edhe Ballkani do të përfshihen nga cikloni ‘Befana’ me mot të ftohtë, me shi, erëra të fuqishme dhe borë në lartësi të mëdha. Era me rrotullim ciklonik do të krijojë shqetësime pasi do të fryjë me intensitet stuhie në zonat perëndimore dhe jugore deri në 100 km/h.
Mediat italiane shkruajnë se ndryshimi i shpejtë i motit nuk ka të bëjë vetëm me këtë zonë, por një pjesë të madhe të Evropës. Këto janë pasojat e ngritjes së një anticikloni të fortë midis Britanisë së Madhe dhe Skandinavisë. Alarmi i verdhë është aktivizuar për sot në një pjesë të Ligurias, Lombardi, disa pellgje lumenjsh në Veneto, Emilia-Romagna dhe Toskana.
Duke nisur nga dita e sotme, pritet një përkeqësim i fortë i kushteve të motit në pellgun e Mesdheut kryesisht në Sardenjë, me borë në Alpe, veçanërisht në Lombardi dhe Triveneto duke filluar nga 700 m mbi nivelin e detit me akumulime të bollshme në lartësitë e mëdha, ku mesatarisht mund të bien 60-80 cm borë.