Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi ishte i përfshirë në trafikimin e gjysmë toni kokaine që u gjet në fabrikën Nespresso në Romont në Zvicër, e fshehur mes qeseve të kafesë me 5 kontejnerë të ardhur nga Brazili. Kanë qenë vetë punëtorët që i kanë gjetur dhe kanë lajmëruar policinë.
Ngarkesa sigurisht nuk ishte e destinuar për Nespresso, e cila menjëherë mori masa për t’u distancuar nga ajo që ndodhi.Lidhur me këtë ngjarje nuk dukej se kishte ndonjë piestë, derisa në ditët e fundit të 2023 arrestimi i një shtetasi shqiptar, banues prej 10 vitesh në Busto Arsizio në provincën e Vareses.
Siç raporton Corriere della Sera, natën mes 2 dhe 3 shtatorit 2021, persona të panjohur kishin futur me forcë një kontenier me 25 tonë kafe në një kontejner në Frenkendorf, afër Bazelit. Nga ai kontejner nisi një shteg kokaine, i cili të çonte, përgjatë shinave hekurudhore, në një livadh ngjitur, ku mbaronte shtegu. Në kontejner policia kishte gjetur vetëm 40 kilogramë kokainë të pastër dhe asnjë pistë që mund të çonte te autorët, ndaj hetimet u ndalën aty.