Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë kunatin e tij, pasi dyshoi se i ka përdhunuar vajzën.
Sipas mediave greke 50-vjeçari, Fatmir Talellari ka qëlluar me armë gjahu të cilën e kishte me leje. Ai ka vrarë 33-vjeçarin Erjon Pelivani, vëllain e bashkëshortes, dhe më pas është dorëzuar në polici.
Në dëshminë e tij në polici, 50-vjeçari ka deklaruar se këtë krim e ka kryer pasi ka mësuar se i ka përdhunuar vajzën në moshën 9-vjeçare dhe së fundmi e shantazhonte me video dhe foto. Aktualisht vajza është në moshën 18-vjeçare. Ndërkohë autoritetet, kanë konfiskuar e armën e gjahut.