Drogë, municione luftarake dhe 100 mijë euro! Arrestohet pronari i një lokali në Boboshticë

AKTUALITET


Një operacion policor është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme në Korçë, ku është arrestuar një shtetas.

Burime kofidenciale bëjnë me dije se u arrestua shtetasi R.K, në lokalin e tij në Boboshticë.

Mësohet se personit në fjalë i është gjetur drogë, si edhe armë të ftohta e municione luftarake.

Këto i janë kapur gjatë kontrollit në lokalin e tij. Ndërkohë bëhet me dije gjithashtu se të arrestuarit i janë sekuestruar mbi 100 mijë euro.

Ndërkohë pritet komunikata zyrtare e policisë në lidhje me rastin.



Skip to toolbar