U martua me të miturën/ Dëshmia e Arapit: Në fillim nuk e dija moshën, më pas u dashuruam

AKTUALITET


“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Fierit, për 35-vjeçarin Aranit Arapi i akuzuar për veprën penale kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur. 

Në sallën e gjyqit ka folur vetëm avokati i Arapit duke kërkuar një mase më të butë sigurie me argumentin se kemi të bëjmë me një bashkëjetesë qe ka pëlqimin e vajzës.

Sipas avokatit vajza e mitur është larguar me dëshirën e saj nga familja për të jetuar me 35-vjecarin.

Me herët pas arrestimit të tij tre ditë më parë Aranit Arapi mësohet të ketë thënë para prokurorit se kur është njohur me vajzën mendonte se ajo ishte 17 vjeçe, sepse edhe fizikisht ajo dukej me e rritur se mosha që ka.

“Në fillim nuk e dija moshën pastaj u lidhëm dhe ajo donte të jetonte me mua”, mësohet të ketë thënë 35-vjeçari.

Ndërkohë vajza e mitur është nën kujdesin e psikologëve pas largimit nga banesa e familjes Arapi.

35-vjecari Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq në Divjakë pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës minorene me të cilën kishte muaj që bashkëjetonte madje kishin organizuar edhe dasmën.



Skip to toolbar