Ministri i Jashtëm francez: Të palëkundur në mbështetjen tonë ndaj Ukrainës dhe luftës kundër agresionit rus

BOTA


Franca dhe Ukraina do të rrisin bashkëpunimin e tyre për mbrojtjen. Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka zhvilluar një takim me homologun e tij francez.

Sipas “The Guardian”, Dmitry Kuleba dhe Stephane Sejourne diskutuan për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO dhe vendosjen e sa më shumë sanksioneve kundër Rusisë.

“Rusia shpreson se Ukraina dhe mbështetësit e saj do të lodhen para tyre. Ne nuk do të bëhemi më të dobët”, tha Séjourné gjatë një konference për shtyp në Kiev.

Ministri i Jashtëm francez gjithashtu inkurajoi kompanitë franceze, si transporti, energjia, telekomunikacioni dhe uji, të investojnë në Ukrainë.



Skip to toolbar