Joe Biden sqaron: SHBA nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit

BOTA


Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se SHBA nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit pas zgjedhjes së Lai Ching-te në zgjedhjet presidenciale të Tajvanit.

Lai Ching-te vjen nga një parti që favorizon pavarësinë nga Kina.

“Ne nuk e mbështesim pavarësinë”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Tajvanin si shtet dhe e konsiderojnë Republikën Popullore të Kinës si qeverinë e vetme legjitime.

Megjithatë, SHBA i ofron Tajvanit ndihmë të konsiderueshme ushtarake./abcnews.al



Skip to toolbar