Selia e harruar e PD, që pas izolimit të Berishës/ Selia e Bashës, zyrat me qira thuajse bosh

Më të fundit


Në selinë e madhe blu është ky portretë nga koha e lavdishme e Sali Berishës.

Prej gati një muaj, që ai është në arrest shtëpie, këtu pothuajse nuk ka ndryshuar asgjë. Një heshtje e braktisje, që thyehet radhë, kur Flamur Noka thërret në takim drejtuesit e strukturave.

Edhe këtë të martë që Sali Berisha shkoi për herë të parë në spak, për t’u përballur me akuzat e dosjes së tij, nuk ndryshoi asgjë. Askush nuk ishte në seli.

Deputetët që i qëndrojnë besnikë dhe përsërisin akuzat e tij ndaj organeve të drejtësisë, ishin në SPAK dhe qëndruan aty deri sa ai doli. Njësoj edhe një grup i vogël mbështetësish, të njëtit që dalin çdo mbrëmje poshtë dritares së tij.

Me Lulzim Bashën jashtë Tiranës, as në selinë e tij të vogël me qera, nuk ndryshonte asnjë. Selia e tij e vendosur në një rrugë institucionesh, nuk përngjason me zyrat aktive e në përgatitje për beteja përpara.



Skip to toolbar