Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se janë të hapur për propozimet e opozitës lidhur me ligjin e aministisë penale.
I ftuar në “Real Story”, ai tha se mendohet që data më e afërt kur mund ta hedhin në votim është më 8 shkurt, por gjithçka varet nga agjenda parlamentare.
“Ligji i amnistisë përcjellë një mesazh dhe për organet e drejtësisë dhe për opinionin publik, por ndjek dhe ato parime për të cilat bëhet një amnisti. Ne e kemi mirëkonsultuar këtë draft me organet e reja të drejtësisë. Ka një proces të gjerë konsultimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe me SPAK. Në këtë aspekt, ligji ka marrë në konsideratë dhe sugjerime, sepse ky është mesazhi që përcillet, mesazhi i mbështetjes, programet e drejtësisë në luftën kundër kriminalitetit. Nga ana tjetër përcjell dhe një mesazh për opinionin publik, që fenomene negative për shoqërinë marrin ndëshkimin e merituar. Pa diskutim ne nuk jemi të ngurtë ndaj propozimeve të opozitës, por çdo propozim i opozitës në raport me këtë ligj amnistie sigurisht do të marrë në konsideratë këtë qasje. Ne jemi të hapur për propozime. Ne nuk kemi thënë që do të hedhim propozimet që do të bëjnë kolegët e opozitës në komisionet e parlamentit, por fryma me të cilat do t’i marrim këto propozime që ka dhe që jam dakord me Tonin. Amnistia ndjek disa ligje të caktuara, që hajde të ulemi t’i shohim. Ne jemi të hapur. Ne si maxhorancë nuk bëjmë ligje me porosi. Sapo të mbarojë diskutimi në komisione, do ta hedhim në votim. Seanca e radhës është nesër, pastaj ka dhe një në 8 shkurt. Nuk besoj pse mos të jetë në rendin e ditës nga deputetët e parlamentit, gjithsesi kjo është në bazë në agjendës. Të mos jap një datë, por shpresoj deri më 8 shkurt”, u shpreh Manja./abcnews.al