“Plumbi i artë”/ GJKKO zbardh implikimet e Henrik Hoxhajt në disa krime

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka miratuar kërkesën e SPAK, duke kaluar për gjykim dosjen “Plumbi i artë”,, një nga dosjet më të forta që mund të sjellë në zbulimin e shumë krimeve.

GJKKO ktheu për plotësim hetimesh për Talo Çelëm në lidhje me vrasjen e Anxhelo Avdiajt dhe Dorian Shkozës, ndërsa pushoi hetimet për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Në dosje, GJKKO ka radhitur edhe krimet e rënda që ka kryer apo kanë mbetur në tentativë nga Henrik Hoxhaj. Ky i fundit akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë dhëndin e ish kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktarit.

Hoxhaj gjithashtu akuzohet edhe për vënie eksplozivi dhe armëmbajtje pa leje.

Në dosjen hetimore thuhet: 

Henrik Hoxhaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

  • “Vrasja me paramendim” e kryer për interes e mbetur në tentative, në dëm të viktimës (të dëmtuarit) Filip Gjeloshi (ngjarje e datës 05.02.2011 në qytetin e Tiranës) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimi të thjeshtë, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 278/1 dhe 25 të Kodit Penal;
  • “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, në dëm të viktimës Elvis Dedaj, ndodhur në datën 05.06.2012, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të zjarrit”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) në rolin e pjesëmarrësit dhe në dëm të viktimave Besmir Haxhia e Viktor Haxhia (ngjarje e ndodhur në datën 27.04.2020 në qytetin e Durrësit) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 79/d/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vrasje me paramendim” kryer për interes, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan);
  • “Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ngjarje e ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 e 334 të Kodit Penal;
  • “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake” në automjet, “Mbajtje e municionit luftarake pa lejen e organeve kompetente”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 dhe 278/1/3 të Kodit Penal;
  • “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal;
  • “Vrasja me paramendim”, e kryer për interes e mbetur në tentative, e kryer në dëm të viktimës Aredin Behari, dy herë, në datat 05.11.2017 dhe 03.04.2019, në qytetin e Fierit, në bashkëpunim të thjeshtë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/2, 278/1 dhe 25 i Kodit Penal;
  • “Vrasje në rrethana të tjera të cilësuara”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasve Agim dhe Ilir Boriçi, kryer në datën 11.04.2018 në qytetin e Fierit, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 79/dh, 22, 278/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.


Skip to toolbar