Zhdukja e Ervis Martinajt, Balla: Çështja në hetim nga prokuroria e Lezhës

AKTUALITET


Ministri i Brendshem Taulant Balla ishte ne Drejtorine Vendore te Policise Lezhe, ne analizen vjetore te ketij institucioni.

Ministri Balla foli pas mbledhjes per situaten problematike te krijuar nga ngjarjet kriminale duke u ndaluar tek vrasjet pa autor duke garantuar se shume shpejt do te kete rezultate.

Sipas tij, vemendje e shtuar do kete dhe ndaj fenomenit te gjakmarrje qe ka prodhuar pjesen me te madhe te ketyre ngjarjeve me viktima.

Ne lidhje me fatin e te shumekerkuarit Ervis Martinaj, Balla tha se çeshtje qe eshte nen hetim nga prokuroria e Lezhes dhe se policia e shtetit ende nuk ka nje pergjigje per kete rast.

Sa i perket Lezhes, ministri Balla foli edhe per nje situate tjeter me rendin gjate sezonit veror duke shtuar se edhe siguria rrugore do te kete vemendje te shtuar pershkak te numrit te larte te aksidenteve.



Skip to toolbar