Mjeshtri i letërsisë shqipe, Ismail Kadare është kandidatura e Shqipërisë për çmimin Nobel 2024.
Asambleja e Akademisë së Shkencave i propozon Akademise suedeze të Nobelit për herë të 24 shkrimtarin shqiptar i përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës.
Sekretari shkencor në Akademinë e Shkencave Shaban Sinani e ka konfirmuar lajmin në një intervistë për emisionin “ Pas mesnate”.
Për 123 vjet me radhë, çmimi Nobel në letërsi është përpjekur të nderojë shkrimtarin më të mirë të botës. Shkrimtari i parë shqiptar që është propozuar për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta. Që prej vitit 90-te Akademia e Shkencave ka propozuar gjithnjë Kadaren, krahas tij për këtë çmim është propozuar Luan Starova dhe në vitin 2022 Fatos Kongoli./abcnews.al