Rama pret ministrin turk: Një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga takimi në Kryeministri me ministrin e jashtëm turk Hakan Fidan.

Kreu i qeverisë deklaron se Fidan është një prej mendjeve më të mprehta që ka patur privilegjin të njohë në arenën ndërkombëtare.

Kryeministria – Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Ditën e hënë (29 janar) ministri Fidan u takua edhe me homologun e tij, Igli Hasani, ku në qendër të diskutimit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve sociale dypalëshe mes dy vendeve në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në hapat konkretë për të nxitur më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.



Skip to toolbar