Një 46-vjeçar është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale në familje.
Shkëlqim Xhelili kanosi me armë gjahu bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, në banesë, në lagjen “15 Tetori”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, është kapur në flagrancë në tentativë për t’u larguar me një motoçikletë 46-vjeçari.
Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët, si dhe motoçikleta me të cilën tentoi të largohej.